Konflikt fizik në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, transportohet me urgjencë drejt spitalit një i mitur

Data

Dy nxënës të një shkolle 9-vjeçare janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Tiranë.

Ngjarja mes dy nxënësve të moshës 12-vjeçare ka ndodhur gjatë paradites, ndërsa njëri prej tyre është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”,thuhet në njoftimin e policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related