Vrasje në Tiranë: Picieri ther me thikë kuzhinierin në lokalin “City Lounge”

Data

Personi në të djathtë të fotos është 34-vjeçari Indrit Ismailllari, i cili u vra me thikë pasditen e sotme në Tiranë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 41 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në lokalin “City Lounge” në zonën e Komunës së Parisit, ku viktima punonte si kuzhinier, ndërsa autori si picier. Pas një debati për motive të dobëta, 41-vjeçari e ka goditur Ismaillarin tre herë me thikë.

34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Raportohet se sherret mes picierit dhe kuzhinierit ishin të vazhdueshme, ndërsa 41-vjeçari pretendonte se viktima e bullizonte.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related