Zjarr në Fushë-Milot, digjet grumbull gomash – re të dendura tymi bllokojnë qarkullimin në aksin Lezhë–Laç

Data

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së hënës një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit, duke shkaktuar re të dendura tymi që kanë mbuluar një pjesë të aksit Lezhë–Laç dhe kanë vështirësuar qarkullimin.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit e Kurbinit, të mbështetur nga forcat e Lezhës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Policia ndodhet në terren dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related