Në një komunikim virtual me qytetarët përmes rrjeteve sociale, Kryeministri Edi Rama u pyet nga një komentues në Instagram për aktivitetet e tij në rrjetet sociale gjatë orarit të punës, duke vënë në dukje se ai është duke zhvilluar një komunikim live gjatë orarit shtetëror.
Në përgjigje, Rama shpjegoi se komunikimi me qytetarët është pjesë e detyrave të tij si kryeministër. Ai theksoi se puna e tij përfshin drejtimin, analizimin, dialogun, marrjen e vendimeve dhe komunikimin e tyre.
Rama shtoi se kjo është një zgjedhje personale dhe nuk është detyruese për askënd ta ndjekë.
