Vrasja e një të riu në SHBA, kapet në Meksikë një nga më të kërkuarit e FBI-së

Data

Një nga personat më të kërkuar nga autoritetet amerikane është arrestuar në Meksikë. Bëhet fjalë për Alejandro Rosales Castillo, 27 vjeç, i cili ndodhej në listën e dhjetë më të kërkuarve të FBI-së.

Arrestimi u krye nga autoritetet ushtarake dhe policore meksikane, në bashkëpunim me institucionet amerikane. Rosales Castillo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ishte lëshuar edhe një “njoftim i kuq” nga Interpoli, si dhe një urdhër për ekstradim.

Ai akuzohet për vrasjen e Chuk Kwan “Sandy” Lei Laja, 23 vjeçe, me të cilën kishte punuar më parë në një restorant në Karolinën e Veriut. Për informacion që do të çonte në kapjen e tij, FBI kishte vendosur një shpërblim prej 250 mijë dollarësh.

Sipas autoriteteve, ndaj tij rëndojnë akuza të rënda, përfshirë vrasje të shkallës së parë, grabitje të armatosur, rrëmbim dhe vjedhje automjeti. Ai u kap në shtetin Hidalgo dhe u paraqit menjëherë para prokurorisë për procedurat ligjore.

Ambasadori amerikan në Meksikë e cilësoi arrestimin si rezultat të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve dhe një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të rëndë ndërkufitar.

Sipas hetimeve, ngjarja kishte lidhje me një konflikt personal mes autorit dhe viktimës, ndërsa autoritetet amerikane pritet të kërkojnë zyrtarisht ekstradimin e tij drejt SHBA-së për t’u përballur me drejtësinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related