Mbërrin në Portin e Shëngjinit anija ‘Libra’, 40 të dëbuarit e parë nga Italia do të akomodohen në Gjadër

Data

Sot ka mbërritur në Portin e Shëngjinit një anije me 40 emigrantë nga Italia, në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për menaxhimin e emigracionit jashtë territorit italian. Anija, e dhuruar nga qeveria italiane, kishte planifikuar të mbërrinte një ditë më parë, por lundrimi u shty për sot.

Emigrantët, shtetas të kombësive të ndryshme, ishin ndaluar në qendrën e pritjes në Brindizi (CPR) dhe janë transferuar në Shqipëri në bazë të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin e azilkërkuesve të kapur në det, si dhe të migrantëve të parregullt që kanë marrë urdhër dëbimi nga autoritetet italiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related