Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli paraqitet sot në gjykatë

Data

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet këtë të mërkurë seanca e radhës lidhur me çështjen e vrasjes së Liridona Ademajt.

Para trupit gjykues pritet të paraqitet i dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj Naim Murseli, si dhe dy të dyshuarit e tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Në seancën e 29 janarit, Murseli deklaroi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për vrasjen e bashkëshortes dhe mohoi çdo përfshirje në ngjarje.

Procesi gjyqësor vijon, ndërsa trupi gjykues pritet të dëgjojë deklarimet dhe provat e paraqitura nga palët në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related