“Reagim dinjitoz”, Bardhi falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestë

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga protesta kombëtare e zhvilluar mbrëmjen e 10 shkurtit para Kryeministrisë.

Përmes një fotoalbumi, Bardhi ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen masive, duke e cilësuar reagimin e tyre si dinjitoz dhe në përputhje me vlerat e qytetarëve të lirë.

“Shqipëria që reagon! Faleminderit për pjesëmarrjen masive dhe reagimin dinjitoz, si qytetarë të lirë”, shkruan ai në mesazhin shoqërues.

Protesta e tretë kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike u zhvillua në një klimë të tensionuar politike, ndërsa opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit të saj në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related