Vota e diasporës në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin: S’ka kohë! Të shmanget posta e thjeshtë

Data

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një letre drejtuar partive politike, ngre shqetësimet se koha për të çuar dhe për të marrë zarfin me votën e emigrantëve është e pamjaftueshme.

Ai thotë se pas konsultimeve, të gjithë operatorët e shërbimit postar ndërkufitar i kanë bërë me dije se koha që partitë duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria, ne adresat përkatëse të votuesve jashtë vendit është 45 ditë, ose minimumi 30 ditë, por që do ta vinte në pasiguri dhe vështirësi procesin.

Ndërkohë, afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidateve, se bashku me kohën për prodhimin e fletëve te votimit datojnë rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve

“Të gjithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar bënë me dije se koha që ju duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria, në adresat përkatëse te votuesve jashtë vendit është 45 dite. Koha më e shkurtër, por qe do ta vinte gjithsesi në vështirësi/pasiguri procesin është 30 ditë. Sikurse ju e dini afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidateve, se bashku me kohën për prodhimin e fletëve te votimit datojnë rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Në çdo rast jo më parë se 30 ditë përpara. Të gjithë operatorët përfshi edhe atë publik vlerësojnë se është e pamundur dërgimi i fletëve të votimit jashtë dhe kthimi i tyre në Shqipëri në një kohë më të shkurtër se 30 – 45 ditë. Praktikat e vendeve të tjera ku disa prej këtyre operatoreve janë angazhuar në votimin nga jashtë konfirmojnë afatin e dërgimit dhe te kthimit te fletëve të votimit nga jashtë, në një periudhe kohore jo më të pakët se 45 ditë.” – thuhet në letrën e Celibashit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related