Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur pa rezerva për “Sky Sport” në prag të supersfidës së Champions League ndaj Interit në “San Siro”, një ndeshje vendimtare për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve. Slot pranoi se dueli i sotëm është një nga testet më të forta që skuadra e tij ka hasur këtë sezon.
“Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë,” tha ai. “Interi është një skuadër e madhe, ka nisur në mënyrë fantastike si në Itali edhe në Europë dhe prej vitesh është konkurruese në Champions. Edhe humbja e tyre ndaj PSG sezonin e kaluar e tregon nivelin ku luajnë.”
Çështja Salah: Slot flet për herë të parë pas polemikës
Vendimi i tij për të mos grumbulluar Mohamed Salah ndaj Interit ka shkaktuar bujë të madhe, sidomos pas reagimit të egjiptianit, i cili nuk e fshehu pakënaqësinë për qendrimin në stol.
“Vendimi për të mos e marrë Salahun ishte i qëllimshëm,” deklaroi Slot. “Por nuk i prisja fjalët e tij. E kuptoj që lojtarët mërziten kur nuk luajnë, por nuk e mendoja se do të reagonte në atë mënyrë.”
I pyetur nëse deklaratat e yllit të Liverpoolit i drejtoheshin atij personalisht, tekniku holandez u shpreh:
“Vetëm Salah e di për kë fliste. Nuk kam folur me të pas ndeshjes me Leeds-in, përveçse t’i komunikoja vendimin. Nuk besoj se marrëdhënia jonë është dëmtuar. Ai ka të drejtë të ketë ndjenjat e tij, por jo t’i shprehë ato në media. A ishte ndeshja e fundit e Salahut me Liverpoolin? Nuk mund ta them.”
Kieza jashtë: një mungesë e dhimbshme
Një tjetër problem për Liverpoolin është mungesa e Federico Chiesa-s, i cili ka shfaqur shqetësime shëndetësore.
“Fatkeqësisht, Chiesa është me grip,” shpjegoi Slot. “Do të ishte një ndeshje shumë e veçantë për të ndaj një skuadre italiane. Nuk përjashtohet që të udhëtojë, por sinqerisht nuk e besoj.”
Sa i përket rikthimit të mundshëm të sulmuesit te kombëtarja italiane, trajneri theksoi:
“Unë nuk vendos kush luan për Italinë. Jam i lumtur që këtë sezon ai ndihet shumë më mirë fizikisht dhe ka pasur më shumë minuta. Është fantastik si lojtar dhe si person.”
Slot i ka ndezur motorët para sfidës në “San Siro”, duke hyrë në ndeshje mes dilema të mëdha dhe tensioneve të padiskutuara brenda ekipit, ndërsa Liverpool kërkon një fitore që mund t’i ndryshojë fatin e sezonit europian.