Vodhi 40 mijë paundë nga kaseta e marketit në Tiranë, zbardhet skema

Data

Detaje të reja janë zbardhur nga vjedhja e 40 mijë paundëve në një market në Tiranë, një rast i dokumentuar nga policia në kuadër të operacionit “Kaseta”.

Sipas burimeve hetimore, shtetasja me iniciale M. Xh., e arrestuar për këtë ngjarje, dyshohet se kishte planifikuar gjithçka disa ditë përpara se të kryente vjedhjen. Ajo kishte arritur të merrte çelësin origjinal të një prej kasetave ku klientët lënë sendet personale.

Pas konstatimit të mungesës së çelësit, punonjësit e marketit e kishin zëvendësuar atë me një kopje të re, pa e ditur se çelësi origjinal ishte marrë nga e dyshuara.

Ditën e ngjarjes, një klient – punonjës i një pike këmbimi valutor – kishte vendosur në kasetë një çantë me 40 mijë paund, duke përdorur çelësin e ri. Në të njëjtën kohë, gruaja dyshohet se ka përdorur çelësin e vjetër për të hapur kasetën dhe për të marrë shumën e konsiderueshme të parave, pa rënë menjëherë në sy.

Policia bëri të mundur gjetjen e shumës së vjedhur në ambientet e subjektit ku punonte e dyshuara, duke e sekuestruar atë si provë materiale.

Ndaj saj rëndon akuza për vjedhje, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related