VOA: Veliaj jashtë drejtimit politik të PS në Tiranë prej procedimit penal

Data

Në Shqipëri, me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular. Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të zotit Veliaj. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj zotit Veliaj ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish drejtorë të Bashkisë.

Oficerët e policisë gjyqësore të BKH-së, u shfaqën mëngjesin e sotëm në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit ndodhej në Gjermani për një vizitë zyrtare, sic e njoftoi më vonë përmes një postimi në Facebook. Mësohet se oficertët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar telefonin celular të Ajola Xoxes, bashkëshortes së zotit Veliaj.

Më pas, mësohet se oficerët e policisë gjyqësore kanë ushtruar kontrolle dhe në godinën në qendër të Tiranës, ku ndodhen zyrat e kompanisë së zonjës Xoxe, e cila kryen aktivitete në fushën e artit dhe organizimit të eventeve të ndryshme. Ata kryen kontrolle dhe në banesën e vëllait të kryebashkiakut. Vetë zoti Veliaj nuk ka bërë ende asnjë koment mbi zhvillimet e sotme.

Kontrollet janë zhvilluar mbështetur në një urdhër të Gjykatës së Posaçme, ndërsa vetë Prokuroria deklaroi se nuk mund japë detaje duke qenë se ndodhet në fazën paraprake të hetimeve dhe se sot kishte kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related