Hetimi pasuror nga SPAK/ Reagon Veliaj, “thumbon” me stil Ramën

Data

Kryetari i Bashkisë së korrupsionit, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me hetimin e nisur nga SPAK dhe sekuestrimin e telefonit të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxo, nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Veliaj sulmoi opozitën dhe mediat, por nuk la pa lëshuar me stil edhe një ‘thumb’ për Edi Ramën, duke u shprehur se “nuk bën pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale”.

Reagimi i tij erdhi pasi u kthye nga Gjermania.

Reagimi/ Erion Veliaj sulmon Edi Ramën dhe konfirmon hetimin pasuror ndaj tij dhe familjarëve

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, sot (6 dhjetor) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Agjentët e BKH shkuan në orët e para të mëngjesit në banesën ku jeton kryebashkiaku, pikërisht për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes se tij. Bëhet me dije se nuk ka patur kontroll të banesës, por zbatim i vendimit të gjykatës për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related