Si biznesmeni hajdut i vodhi 15 mijë € në banesë ish-shefit të urgjencës së QSUT

Data

15 mijë euro u vodhën në një banesë në Komunën e Parisit në Tiranë këtë të enjte, ndërsa autori, Olsi Bibollari, ra në pranga.

Eqerem Hasani është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij në kryeqytet. Sipas informacioneve, Hasani ka qenë shef i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme te QSUT.

Para një jave ai i ka dhënë autorit të vjedhjes, Olsi Bibollarit, 50 mijë euro borxh. Pasi procedurën e ka dokumentuar te noteri, ai ka harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit. Ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë 15 mijë euro.

Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike.

Mësohet se autori është pronar i disa bizneseve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related