“Vjedhje skizofrenike”/ Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta nga qelia: Jeta e qytetarëve në rrezik, është kriminale

Data

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke e cilësuar ngjarjen si tepër të rëndë dhe të rrezikshme për jetën e pacientëve.

Në reagimin e tij, Meta ironizon qeverinë duke e quajtur incidentin një “sukses” të shëndetësisë falas, të koncesioneve korruptive dhe të qindra milionë eurove të investuara në sektorin energjetik. Sipas tij, fakti që edhe spitalet mbeten pa energji elektrike tregon një situatë alarmante dhe kriminale.

“Ky është ‘suksesi më i madh’ i shëndetësisë falas, i koncesioneve korruptive dhe i qindra milionë euro investimeve në energjitikë. Vjedhja skizofrenike, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve edhe në spitale, është kriminale”, shprehet Meta në reagimin e tij.

Ndërkohë, QSUT reagoi pas incidentit duke deklaruar se ndërprerja e energjisë ishte e përkohshme dhe se aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht. Sipas institucionit, nuk ka pasur rrezik për jetën e pacientëve.

Më herët, shefi i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, Krenar Lilaj, sqaroi se defekti ishte i rëndë, por theksoi se pacientët e intubuar janë të pajisur me sisteme rezervë energjie (backup), të cilat kanë garantuar vazhdimësinë e trajtimit pa ndërprerje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related