Lufta me Rusinë, skenar i mundshëm? Norvegjia paralajmëron qytetarët për masa ekstreme në rast konflikti

Data

Autoritetet norvegjeze kanë nisur një fushatë paralajmëruese për qytetarët, duke përgatitur opinionin publik për masa të jashtëzakonshme në rast të një lufte të mundshme me Rusinë.

Ushtria norvegjeze ka njoftuar se gjatë vitit 2026 do t’u dërgojë rreth 13 500 letra qytetarëve, ku sqarohet se në rast të shpërthimit të luftës, shteti ka të drejtë ligjore të konfiskojë prona private për nevoja ushtarake. Këto përfshijnë banesa, automjete, pajisje teknike dhe mjete të tjera që mund të konsiderohen të domosdoshme për mbrojtjen kombëtare.

Zyrtarët ushtarakë theksojnë se këto masa do të zbatohen vetëm në kushte lufte dhe se nuk bëhet fjalë për një kërcënim të menjëhershëm apo për sinjale se konflikti është i pashmangshëm. Sipas tyre, paralajmërimi ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për skenarin më të keq të mundshëm.

Letrat po dërgohen paraprakisht si pjesë e planifikimit të emergjencave kombëtare, në mënyrë që popullsia të jetë e përgatitur dhe e qartë mbi detyrimet dhe pasojat që mund të sjellë një situatë lufte.

Norvegjia, si vend anëtar i NATO-s dhe fqinj me Rusinë në veri, ka rritur vitet e fundit masat e sigurisë dhe përgatitjen civile, duke e konsideruar mbrojtjen kombëtare si një përgjegjësi të përbashkët mes shtetit dhe qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related