Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti. Ja rezultati

Data

Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet sot do të vijohet me ditën e katërt të rinumërimit, ku deri më tani janë hapur 355 kuti nga 1282 në total të qarkut.

Sipas informacionit zyrtar të KQZ, deri më tani janë rinumëruar rreth 30% e kutive të votimit për qarkun e Tiranës.

Me 355 kutitë e hapura deri më tani, PD kryeson me votat që nuk i takonin. PD rezulton se ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë.

Edhe Nisma Shqipëria Bëhet rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, Lëvizja Bashkë 15.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related