Adrian Shatku dyshohet se ka shitur Ilir Metën në SPAK, ish-presidenti e ka akuzuar para SPAK se është…

Data

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përdorën të gjithë pushtetin e tyre që dy kompani amerikane, pronarë i të cilave rezulton një i afërm i familjes, të përfitonte dy projekte në tregun e fibrave optike dhe një marrëveshje të interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Meta-Kryemadhi bashkëpunuan me shqiptaro-amerikan, të quajtur Adrian Shatku dhe vendosën në funksion të tij administratën shtetërore në funksion të interesave të kompanive të tij. Për të vërtetuar përfshirjen e çiftit në afera korruptive, SPAK bazohet në zbardhjen e të gjitha bisedave të mara nga telefoni i Monika Kryemadhit.  Shatku duket se ka qenë i pa kursyer për Monikën. I dhuron karta “American Epxress”, i paguan udhëtimet në Uashington, apo dhe  shpenzimet për klinikat, në të cilat Kryemadhi thotë se ka shkuar për arsye shëndetësore.

Kryemadhi në publik e ka marrë në mbrojtje kushëririn e saj, ndërsa Ilir Meta është shprehur shumë i ashpër, duke e akuzuar se ai  është  “agjenti i shërbimeve jugosllave” dhe ka arritur  të komprometojë 2 nga njerëzit e rrethit të tij të ngushtë. Pse këto qëndrime të ndryshme të Metës dhe Kryemadhit me Adrian Shatkun? Mos vallë, biznesmeni në SHBA e ka shitur në SPAK? Shatku rrezikon të akuzohet për “korrupsion aktiv”. Korrupsioni aktiv në këtë kontekst përfshin veprime të tilla si ofrimi, dhënia ose premtimi i përfitimeve të padrejta nga një person privat për një zyrtar publik, në mënyrë që ky i fundit të kryejë apo mos kryejë një veprim në favor të personit privat.  Deri më tani nuk ka asnjë masë nga SPAK ndaj tij.

Akuza e fortë e Metës për Shatkun

Më 8 korrik 2024, në kulmin e akuzave që Ilir Meta i dërgonte SPAK-ut, përmes deklaratave nga selia apo daljeve në studio televizive, një deklaratë e bërë nga Jasmira Memelli, zëdhënësja e tij, nuk u arrit të zbërthehej se për çfarë po fliste ish-presidenti, pasi arrestimi i Metës nuk kishte ndodhur dhe afera me fibrat optike nuk ishte përmendur në asnjë moment deri kur SPAK doli me njoftim. Meta foli përmes zëdhënëses e jo vetë, (një rast i rrallë ky për profilin që ish-presidenti ka zgjedhur të mbajë në publik që prej rikthimit aktiv në politikë), për një personazh të panjohur me inicialet A.SH (Adrian Shatku), që qëndron në krye të skemës kundër tij.

“Të gjithë ata që merren me këtë çështje, siç presidenti Meta jua ka bërë të ditur ‘off-record’ bashkëpunëtorëve të Dum-Dumanit, e dinë shumë mirë se në krye të kësaj skeme është ish-bashkëpunëtori i Shërbimeve Jugosllave, A. SH., (emrin e të cilit nuk po e publikojmë për të mos dëmtuar hetimet e Dum-Dumanit), i arratisur nga Dibra në fund të viteve ’80 dhe i rekrutuar nga Shërbimet Jugosllave të kohës. Ky person është riaktivizuar në vitet 2000 me qëllim kompromentimin e Ilir Metës dhe të personave të afërt me të duke përdorur lidhje gjoja farefisnore. Ai ka kryer një veprimtari të mirëfilltë agjenturore duke arritur të kompromentojë njerëz pranë Presidentit Meta, faktet për të cilat ata i dinë dhe i kanë në dispozicion, siç janë personat, E. B., J. M., dhe të tjerë”, deklaroi zëdhënësja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related