Heqja e dinarit në Kosovë/ Vuçiç nga Nju Jorku: Sekretarit të Përgjithshme të OKB-së i kemi sjellë dokumente të përgatitura për… Feb 9, 2024 | 21:23

Data

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga Nju Jorku tha se i ka sjellë letra dhe dokumente të përgatitura Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres lidhur me heqjen e dinarit në Kosovë.

vucic

“Para së gjithash kemi sjellë dokumente dhe dokumente të përgatitura lidhur me heqjen e dinarit. Dhe i kemi dorëzuar në formë të shkruar. Diskutuam të gjitha problemet në Kosovë dhe në rajonin tonë”, tha Vuçiç për RTS.

Ai theksoi se Guterres është dikush që i njeh mirë problemet në rajonin tonë.

“Ai e di mirë situatën atje, kemi biseduar për rrethanat gjeopolitike, për seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit, për rëndësinë e Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiç.

Presidenti deklaroi sot se ‘seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte një lakmus i rëndësishëm për ne dhe se ishte mirë që në të u dëgjuan gënjeshtrat e Prishtinës’.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related