Në protestën e 26-të të zhvilluar në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, një pensionist shprehu revoltën e tij për gjendjen ekonomike dhe nivelin e pensioneve.
Në një prononcim për mediat, ai akuzoi kryeministrin për keqqeverisje dhe tha se të moshuarit po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
“Po protestojmë kundër një anti-shqiptari që vetëm ka vjedhur. Nuk ka lënë fëmijë e të moshuar pa i ofenduar. Te ‘5 Maji’ janë tërhequr plakat zvarrë, në Rrjoll po ashtu. Ky vetëm e ka shkatërruar këtë vend. Me një pension qesharak, a mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij? Zoti ia shoftë racën”, u shpreh pensionisti.
Protesta po vijon në qendër të Tiranës, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes së vendit.
