Drejtësia me regji, drejt fundit pa lavdi!

Data

Gjithmonë e më shumë “Drejtësia me Regji” është bërë një vlerësim edhe më i pranishëm në jetën tonë publike.
Këtë na e provojnë çdo ditë me sjelljen e tyre politike institucionet e drejtësisë të “re” apo të kapur gati totalisht nga Rama prej kohësh, që nuk njohin as Kushtetutën, as Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, as procesin e rregullt ligjor.
Pa u gëzuar për faktin se kjo lloj drejtësie po provohet çdo ditë se funksionon edhe në detaje sipas regjisë dhe interesit të Ramës (siç treguan edhe “koincidencat” e djeshme, që në të njëjtën ditë u thirr edhe denoncuesi kryesor i skemës kriminale 5D, por edhe arkitekti dhe përfituesi kryesor i saj, apo se në të njëjtën ditë që Partia e Lirisë organizonte protestën e saj para SPAK-ut, BKH që në mëngjes u zgjua me “Harabelin” e me të edhe u ngrysën lajmet dhe shumica e banaqeve, që ende financohen nga inceneratorët, u mbushën me analistë “spakistë” që premtonin se prisni se çdo ndodhë me Veliajn, por edhe me Ramën se Dumani është ndryshe e përralla të tjera si këto kur ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ dhe jo të gjitha për vete, por edhe për “amerikanët e tij” si Charles McGonigal një rast i provuar nga gjykatat aktuale në SHBA bashkë me Rossinët dhe shumë të tjerë.
Belind Këlliçi thërritet në SPAK brenda dy javësh i kallëzuar nga një person i dënuar në 5 shtete si mashtrues dhe terrorist, pse paska bërë një foto me Presidentin Trump, me regji të “gruas të Bilalit” që bëri burgun për foton e tij të paligjshme me Presidentin Obama.
Ndërkohë që korruptuesi i Charles McGonigal që e di e gjithë bota nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK që e ka kyçur dosjen McGonigal se aty dalin edhe McGonigalë të tjerë dhe vetë Altin Dumani me shokë, që kanë bashkëpunuar me të për të nxitur e fabrikuar çështje kundër opozitës dhe kundërshtarëve të Ramës, jo vetëm në këmbim të parave cash të provuara për McGonigal por edhe puseve e burimeve natyrore të Shqipërisë.
Është e çuditshme të dëgjosh në media “euroatlantikë të vonuar” dhe analistë “spakistë” se si përpiqen të më lidhin edhe mua me Charles McGonigalin me gënjështra të pacipa për “lidhjet” e mia me të, kur dihet shumë mirë se dy porositë e para i mori nga Rama për t’u marrë me mua si President i Republikës me çështjet CEZ-DIA dhe gjoja atentatin që doja të bëja unë si Kryetar Parlamenti ndaj dy deputetëve.
Akoma më e çuditshme është se këta “euroatlantikët e vonuar” e pranojnë se McGongial u përdor kundër Kryetarit të 1800 karrigeve me 5 mijë delegatë dhe asnjëherë nuk dalin t’i kërkojnë Altin Dumanit llogari se ç’bëhet me dosjen e McGonigalit?
Po kështu ankohen se Ilir Meta nuk e ka denoncuar Rossinin, se e ka patur mik dhe për këtë abuzojnë me një foto të bërë gjatë një darke me drejtues të një kompanie të huaj në prani të drejtuesve të ambasadës të vendit nga e cila vinte kompania e cila zhvilloi shumë takime zyrtare dhe informale me zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë edhe mua si Kryetar Parlamenti.
Në tryeza të tilla kam takuar mijëra të huaj në aktivitetin tim, por në rastin konkret Rossini ishte një ndër 15 personat në tavolinë dhe më periferiku dhe i parëndësishmi për mua.
Ndërkohë, që ai u bë i njohur kur publikisht u përdor kundër z.Berisha për ta paraqitur si gjoja njeri të rusëve, për të cilën e mori një përgjigje publike nga ish-Ambasadori Arvizu, i cili dihet që nuk u nda në mënyrën më miqësore me z.Berisha, por kjo se pengoi të thoshte të vërtetën kur u pyet nga mediat për këtë trillium.
“Euroatlantikët e vonuar” mund të lexojnë reagimin tim të fundit në rrjetet sociale ku denoncoj edhe Rossinin me rastin e lirimit të z.Berisha nga Gjykata.
Akoma më absurd është “lidhja” ime sipas tyre me Agron Nezën, kur dihet se i vëllai i tij i ndjerë Agim Neza ka qënë zëdhënësi im në Ministrinë e Jashtme, por edhe një mik shumë i mirë dhe i paharruar, të cilin edhe e kam nderuar si President i Republikës, pas propozimeve të grupeve të interesit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related