Ka vijuar lirimi i protestuesve të arrestuar pas ngjarjeve të 2 korrikut, ndërsa para ambienteve të bllokut të sigurisë janë mbledhur familjarë, miq dhe qytetarë për t’i pritur.
Mes të liruarve është edhe aktivisti Gent Progni, i cili u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga mbështetësit e tij.
Në momentin e daljes së tij, të pranishmit thërrisnin: “Fitore! Rama ka mbaru!”, ndërsa atmosfera u shoqërua me përqafime dhe shprehje solidariteti.
Lirimi i protestuesve vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila la në fuqi masa më të lehta sigurie për shumicën e të arrestuarve, ndërsa disa prej tyre u liruan pa asnjë masë.
