Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare. Gazeta franceze Le Figaro e cilëson zv/kryeministren si një nga figurat më të afërta të Edi Ramës dhe thekson se ajo akuzohet për korrupsion dhe favorizim në tenderë publikë.
Sipas medias franceze, çështja lidhet me projekte të mëdha infrastrukturore dhe përbën një goditje politike për qeverinë shqiptare. Vendimi shihet gjithashtu si një test serioz për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, një nga kushtet kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian.
