“Vetëm protesta e rrëzon Ramën”/ Vasili: Komisionet farsë, debatet po i shërbejnë pushtetit

Data

Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj angazhimit të opozitës në komisionet parlamentare për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, duke i cilësuar ato si instrumente të dështuara që nuk kanë zgjidhur asnjë krizë, por përkundrazi i kanë thelluar ato.

Sipas Vasilit, Edi Rama është një kryeministër që vepron në mënyrë të njëanshme dhe autoritare, pa asnjë vullnet për kompromis real politik. Ai kujtoi shembullin e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 për Reformën Zgjedhore, e cila u mbështet fuqishëm nga partnerët ndërkombëtarë, por u rrëzua më pas nga vetë Rama.

Vasili thekson se komisionet për reformat “e përjetshme” kanë prodhuar zgjedhje gjithnjë e më të manipuluara dhe se çdo ndryshim pozitiv në Kodin Zgjedhor është asgjësuar në praktikë nga mazhoranca. Sipas tij, edhe Reforma Territoriale po përdoret si një alibi politike, ku prania e opozitës shërben vetëm për të justifikuar vendime të njëanshme të qeverisë.

Ai shton se Rama përdor këto debate për të mbushur hapësirën mediatike, me qëllim largimin e vëmendjes nga korrupsioni, pastrimi i parave dhe manipulimi i zgjedhjeve. Vasili e quan naive pjesëmarrjen e opozitës në këto procese, vetëm nga frika e reagimit të ndërkombëtarëve.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar ka mjete të forta presioni, por deri më tani nuk i ka përdorur ato, çka e bën të kotë ushqimin e iluzioneve për zgjidhje institucionale.

Në përfundim, Vasili thekson se protesta është i vetmi instrument politik real përballë qeverisë, duke shtuar se çdo energji e opozitës duhet të fokusohet te mobilizimi qytetar, puna në terren dhe qëndrimet e qarta politike, pa humbur kohë në komisione që, sipas tij, janë farsë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related