Trump vazhdon shantazhin, Zelensky është para një zgjedhjeje të vështirë, pse Ukraina mund të përballet me trazira

Data

Negociatorët amerikanë thuhet se kanë kërcënuar se do t’i mohojnë Ukrainës aksesin në Starlink nëse nuk arrihet një marrëveshje për mineralet, raporton Newsweek, duke cituar burime të Reuters. Kjo u deklarua nga “tre burime të njohura me këtë çështje”, të cilët folën për Reuters. Starlink i siguron Kievit dhe ushtrisë së tij lidhje të rëndësishme interneti. Ka rreth 42,000 terminale Starlink që operojnë në spitale, biznese dhe objekte ushtarake në Ukrainë, sipas The Kyiv Independent. “Humbja e Starlink do të ishte një ndryshim i lojës,” i tha Reuters Melinda Haring , një anëtare e lartë në Këshillin Atlantik. Kohët e fundit, Zelensky hodhi poshtë një propozim të SHBA-së që do t’u jepte kompanive amerikane 50 për qind të pronësisë së depozitave të mineraleve të tokës së rrallë të Ukrainës, si një mënyrë për të shlyer vendin për ndihmën ushtarake. Zelensky refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen, duke thënë se ajo ishte shumë e përqendruar në interesat e SHBA-së dhe i mungonin dispozitat që do të ndihmonin në parandalimin e agresionit të ardhshëm rus, raportoi Associated Press. Qasja e Ukrainës në Starlink është vënë në pikëpyetje në diskutime të paktën dy herë, sipas Reuters.

Dorëheqja e Zelensky-t

Kujtojmë se madje, administrata Trump, duket se është pro largimit të Zelensky-t nga posti, dhe nuk favorizon mbajtjen e zgjedhjeve gjatë luftës. Ukraina ka patur një përgjigje edhe për këtë. Volodymyr Zelensky tha se ishte gati të jepte dorëheqjen ” menjëherë ” në këmbim të pranimit të Ukrainës në Traktatin e Atlantikut. “Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse ka nevojë reale që unë të largohem nga posti im, unë jam gati. Mund ta ndërroj me NATO-n ”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev. Presidenti ukrainas bëri thirrje për unitetin e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për të arritur një ” paqe të qëndrueshme “, në prag të përvjetorit të tretë të pushtimit rus dhe në vazhdën e kthesës pro-Moskës që mori Donald Trump . ” Ne duhet të bëjmë më të mirën për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë për Ukrainën. Kjo është e mundur me unitetin e të gjithë partnerëve: kërkon forcën e të gjithë Evropës, forcën e Amerikës, forcën e të gjithë atyre që duan paqe të qëndrueshme ,” shkroi Zelensky në Telegram.

Mbajtja e zgjedhjeve

Bisedimet për zgjedhjet në Ukrainë janë intensifikuar muajt e fundit pavarësisht se ligji ushtarak i ndalon ato. Zelensky, i zgjedhur në vitin 2019 për një mandat pesë-vjeçar, është kritikuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili kohët e fundit akuzoi liderin ukrainas se nuk dëshiron të mbajë zgjedhje. “Sot po fokusohem te siguria, jo pas 20 vitesh, nuk kam ndërmend të jem në pushtet për 10 vjet ”, tha Zelensky në forumin Ukraina: Viti 2025 në Kiev. “Unë jam president i zgjedhur në mënyrë legjitime, i zgjedhur nga 73%. Zgjedhjet do të mbahen pas përfundimit të gjendjes ushtarake. Ajo që ka rëndësi për mua është se çfarë mendojnë ukrainasit për mua,”përsëriti Zelensky. Udhëheqësi i Kievit shtoi se donte të takonte Trump përpara se presidenti amerikan të takohej me Vladimir Putin, gjithashtu për të trajtuar dosjen e tokës së rrallë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related