Vendimi për Ballukun, Këlliçi: 82 votat e mazhorancës shkelën drejtësinë dhe mbrojtën korrupsionin

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas votimit në Kuvend ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.

Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi e cilësoi vendimin e Kuvendit si “82 votat e turpit”, duke deklaruar se votimi i deputetëve të mazhorancës ishte kundër drejtësisë dhe kundër interesit të Shqipërisë.

Sipas tij, me këtë vendim qeveria ka vendosur një kufi për veprimin e drejtësisë dhe ka mbrojtur korrupsionin në nivelet më të larta.

“82 votat e turpit janë kundër Shqipërisë. Me këtë votë u krijua një imunitet për të mbrojtur korrupsionin dhe për të kufizuar drejtësinë”, shkroi Këlliçi.

Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama se me votimin e sotëm po mbron bashkëpunëtorët e tij dhe po vendos interesat politike mbi parimin e barazisë para ligjit dhe procesin e integrimit europian.

Reagimi i Këlliçit vjen pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një votim që ka shkaktuar përplasje të forta politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related