Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Data

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas marrjes së tij të pandehur, për këshilltarin demokrat Ilir Alimehmeti, evitoi problemet kryesore të Tiranës, si investimet dhe drejtimin.

Alimehmeti tha se Këshilli Bashkiak duhet t’i propozojë Këshillit të ministrave shkarkimin e Veliajt, sipas ligjit.

U evitua të flitej për problemet e Tiranës. Çfarë bëhet me investimet dhe kryesimin e Tiranës? A është në legjitimitet Bashkia e Tiranës? Përgjigja është jo. Nëse nuk paraqitet për 3 muaj ai propozohet të shkarkohet. I propozohet Këshillit të Ministrave nga Këshilli bashkiak, nëse nuk ka ardhur në punë për 3 muaj pa ndërprerje. Këshilli jo vetëm që nuk çon propozimin, nuk pranon kërkesën tonë dhe thotë që e kanë shqyrtuar. Kanë frikë të thonë diçka se mendojë që Rama mund të mendojë kundra”.

Sipas Alimehmetit, kreu i qeverisë ka marrë në dorë të gjitha bashkitë kundër ligjit dhe autonomisë vendore.

Ai tha se kryeministri Edi Rama ka dosje për kryebashkiakët dhe ata nuk guxojnë ta kundërshtojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related