EMRAT/ Dhunë në familje në Sarandë, arrestohen baba e bir pasi rrahën vajzën 23-vjeçare

Data

Policia e Sarandës ka arrestuar baba e bir, të dyshuar për ushtrim dhune fizike ndaj një vajze 23-vjeçare, pjesëtare e së njëjtës familje.

Në pranga kanë rënë Ardian Vokrri, 55 vjeç, dhe djali i tij Angjelin Vokrri, 24 vjeç. Sipas policisë, ata dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës 23-vjeçare me iniciale A. V., e cila është vajza e 55-vjeçarit dhe motra e 24-vjeçarit.

Ngjarja është regjistruar në Sarandë, ndërsa ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme pas sinjalizimit të rastit.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Dhuna në familje’ shtetasit A. V., 55 vjeç, dhe A. V., 24 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. V., 23 vjeçe, (vajzë e 55-vjeçarit dhe motër e 24-vjeçarit).”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa 23-vjeçarja po merr ndihmën e nevojshme sipas protokolleve për rastet e dhunës në familje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related