Vendim i qeverisë: Administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindje

Data

Qeveria ka marrë vendimin që administrata shtetërore të përfitojë katër ditë pushim me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Këshilli i Ministrave vendosi që edhe dita e premte, 26 dhjetor 2025, të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore, duke e lidhur festën me fundjavën.

Sipas vendimit zyrtar, dita e punës e datës 26 dhjetor do të zëvendësohet me një ditë tjetër pune brenda tremujorit të parë të vitit 2026. Institucionet e administratës janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke u dhënë punonjësve të administratës një periudhë pushimi prej katër ditësh radhazi për festimet e Krishtlindjeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related