Vëllai i Mirit ka reaguar për herë të parë në një emision televiziv pas akuzave të forta të bëra nga babai i Selin, duke theksuar se familja e tij është e qetë dhe e bindur se pretendimet nuk janë të vërteta.
Ai u shpreh se nuk është e hijshme të flitet keq për familjarët, por shtoi se situatat brenda shtëpisë së Big Brother duhen parë në kontekstin e lojës, ku krijohen dinamika për të dalë në Prime dhe për të fituar.
I pyetur për reagimin e familjes, ai tha se fillimisht nuk e pritën mirë, por më pas e analizuan me gjakftohtësi. Sipas tij, publiku nuk duhet të nxitojë në gjykime pa e njohur personin jashtë kontekstit të lojës.
Ai shtoi se si familje janë ndjekës të formatit dhe e dinin që situata të tilla mund të ndodhnin. Sipas tij, Miri po bën një lojë korrekte, ka gabimet dhe të mirat e veta, por nuk ka cenuar askënd.
