Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme mbartin “një rrezik real që rajoni të futet në një spirale dhune”.
Ajo bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, duke shprehur solidaritet të plotë me Mbretërinë Hashemite pas sulmeve të fundit iraniane.
Sipas Von der Leyen, pas vdekjes së Ali Khameneit ekziston një shpresë e re për popullin iranian, por momenti mbetet delikat dhe mund të sjellë paqëndrueshmëri të thellë në rajon.
Ajo theksoi se Bashkimi Evropian po punon ngushtë me partnerët rajonalë për të ruajtur stabilitetin, për të mbrojtur jetën e civilëve dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve, duke e cilësuar Jordaninë një partner kyç për Evropën në këtë periudhë.
