Tensione në seancën plenare. Sali Berisha refuzoi të lëshojë foltoren, duke kërkuar fjalën për replikë, çka solli ndërhyrjen e Gardës së Republikës, e cila u vu në gatishmëri rreth foltores.
Situata u qetësua përkohësisht pasi nënkryetarja e Kuvendit i dha Berishës fjalën për procedurë. Në shenjë proteste, deputetët e Partisë Demokratike goditën tavolinat, duke shprehur kundërshtimin ndaj mënyrës së drejtimit të seancës.
Seanca vijoi mes tensioneve dhe thirrjeve nga opozita.
