Ky është kurthi me dashje i rehatisë ku ka rënë BE-USA me Shqipërinë. Ata nuk kujtohen fort për demokracinë. Kjo e fundit ka protesta. Ka revolta. Ka reagime. Ka përballje të barabartë para ligjit. Ka funksionim të institucioneve. Ka ndarje të qartë të pushteteve. Ka ekonomi tregu. Liri fjale. Liri individi. Zoti është më i madh se kryeministri apo qeveria. Fatkeqësia ra dhe ne e provuam këtë horror në të shkuarën.?!
Çfarë ndodh në 12 vite
Drejtësia ra. Ekonomia u kap në pesë duar. Burgu politik u bë mjet. Krimi i Organizuar vendos. Merr vendime të cilat KM dhe ministrat nuk i kthejnë dot pas. Gjykatat deri bë atë Kushtetuese nuk i njeh kryeministri. Prokuroritë deri në atë speciale dëgjojnë me kujdes porositë e ardhura nga Kryeministri. Diplomatët raportojnë, por thonë se qetësia pavarësisht se prodhohet nga nënshtrimi na duhet më tepër se demokracia.
Listat e bashkiakëve dhe deputetëve të shumicës bëhen nga bandat dhe Mafia. Rama thjesht firmos. Përgjimet e dosjeve sky-enchro e dëshmojnë me emra këtë. Rasti Jurgis Çyrbes tregon varësinë dhe bashkëpunimin mazhorancë-krim. Përgjimet aty janë plot me trafik droge e trafik votash. Ata vendosin Rama firmos. Gjushi e politikanët e tjerë të qarkut janë në rresht si përmendje.
