Berisha: Rama “kryehajdut në rreth të kuq”, fundi i tij po afron

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjës për atë që ai e quajti “sistemi më kleptokratik që ka njohur Shqipëria”.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se situata aktuale politike është pasojë e veprimeve të Ramës, për të cilin tha se “i ka ardhur fundi”. Ai iu referua edhe 20 shkurtit 1991, duke theksuar se shqiptarët kanë treguar në të shkuarën se dinë të reagojnë përballë padrejtësive.

Sipas tij, opozita nuk po zhvillon betejë për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, por kundër vetë kryeministrit. “Beteja jonë nuk është për Lubi Ballukun, beteja jonë është kundër Edi Ramës,” u shpreh Berisha, duke e akuzuar Ramën si autor të një sistemi që ai e quajti “narkoshtet”.

Berisha theksoi se protestat nuk organizohen për një individ të caktuar, por për largimin e menjëhershëm të kryeministrit nga detyra, duke shtuar se qytetarët do të reagojnë për të mbrojtur, sipas tij, interesin publik dhe shtetin ligjor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related