Napoli mposht Lecce-n e Ramadanit, shkëputet në krye të Serie A

Data

Napoli vijon të qëndrojë në vendin e parë të Serisë A, duke arritur në kuotën e 22 pikëve.

Të besuarit e Antonio Kontes kanë fituar me shifrat minimale 1-0 kundër Lecces së Ylber Ramadanit.

Në minutën e 26-të Di Lorenco kaloi në avantazh skuadrën e tij por goli iu anulua për pozicion jashtë lojë. Ndërsa në minutën e 73-të ai vulosi sfidën.

Kjo është fitorja e 4-të radhazi për napolitanët të cilët kryesojnë me 5 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë me zikaltrit të cilët përballen nesër kundër Juventusit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related