Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal ndaj disa punonjësve të Shtëpisë së të Moshuarëve në qytet, pas vdekjes së një 72-vjeçareje që dyshohet se u hodh nga tarraca e institucionit më 4 mars 2026.
Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës kanë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Në kuadër të këtij hetimi janë proceduar penalisht drejtoresha e institucionit, Dorjana Demo, 50 vjeçe, si dhe kryekujdestarja Dhurata Zholi, 52 vjeçe.
Autoritetet po verifikojnë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme të stafit të institucionit në lidhje me mbikëqyrjen dhe sigurinë e banorëve të shtëpisë së të moshuarve.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
