Vazhdon mega-operacioni i zbërthimeve të përgjimeve të “SKY ECC”, pas goditjes së biznesmenëve, “kokave” të kri*it…

Data

Pas goditjes së ndaj elitës së krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, operacioni i zbërthimit të përgjimeve të “SKY ECC” pritet të hyjë në fazën e dytë, duke shtrirë hetimet mbi emra të njohur të politikës. Kështu pas arrestimeve të biznesmenëve, “kokave” të krimit, gjyqtarëve, etj, tani vëmendja është përqendruar te politikanët e përfshirë në rrjetin kriminal të Elbasanit. Po zbulohet një rrjet i gjerë influencash dhe lidhjesh që mund të çojnë në arrestime të tjera të bujshme, duke e thelluar akoma më tej pastrimin e sistemeve të drejtësisë dhe politikës

Paralajmërimin e ka bërë gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala. Kjo e fundit teksa ishte e ftuar në një studio televizive theksoi se dosja është e ndarë me fraksione, ndaj mund të ketë hetime edhe për zyrtarë apo politikanë. “Kjo dosje ka disa fraksione. Shumë nga PIN janë të anonimizuar. SKY ka PIN dhe jo emra. Duhet të gjenden detaje identifikuese. Kemi një politikan të arrestuar për momentin, ish deputeti i PS, Jurgis Cyrbja, por jo për këtë dosje. Po shihet edhe vrasja e avokatit Ravik Gura, ku është aluduar për përfshirje politike. Ravik Gura u vra pasi siguroi dosjen e masakrës së 3 shkurt 2016 mbi familjen Çapja.

SPAK mbetet për ta pritur. Kërkesa është dërguar në shtator 2023 për të marrë SKY dhe është dashur një vit e 2 muaj për të identifikuar dhe të kryqëzojë të dhënat. Faza e dytë janë këta persona, zyrtarë, politikanë, njerëz të biznesit.  SPAK dërgon letërporosi për të ardhur materiale të tjera dhe do kohë. A ndodh që SPAK të heqë emrat e politikanëve? Është e pamundur që SPAK të ndërhyjë atje. Të heqin materiale dhe t’i zhdukin nuk ndodh sepse serveri është i Francës, nuk e ka SPAK që mund të bëjë ndërhyrje”, deklaroi Lala.

Detajet

Më tej gazetarja Klodiana Lala bëri edhe një bilanc të aksionit të SPAK-ut ndaj bandës së Suel Çelës në Elbasan, me 21 masa arresti. Zonja Lalës zbuloi se ata akuzohen për atentate, vrasje, trafik droge, inkriminim të Policisë së Shtetit dhe ndikim në media. “Janë 21 masa arresti. Janë disa episode, atentate, vrasje, trafik droge, inkriminim të Policisë së Shtetit dhe ndikim në media. Janë dy palë Suel Çela dhe Adrian Çapjan.

Çela donte të ekzekutonte Çapjan dhe kishte vendosur kamera statike në Elbasan. Kishte punësuar një snajperist nga Shkodra, Prek Kodra. Përmes kamerave statike vëzhgohej Çapja dhe pamjet i dërgohen snajperisti. Ai vendoset që të qëllohet nga Kodra e Krastës. Në qershor 2020 dyshohet se snajperisti Prek Kodra e qëllon, por e plagos se nuk kishte fushëpamje. Ata janë të dëshpëruar që nuk e vrasin. Ata do ta vrisnin me kamikaz. Episodi i dytë ka të bëjë me plagosjen e Bledar Muçës dhe e vrasin në Belgjikë.

Për momentin janë të arrestuar vetëm Pajtime Fetahu që ishte në “arrest shtëpie” për një çështje tjetër, Dedan Gjoni që ishte i arrestuar, dy vëllezërit Roka, ndërsa Suel Çela është në arrati. Bujar Shega është arrestuar në Milano. Ai me Suel Çelën dështoi të trafikonte 930 kilogramë kokainë. Pas kësaj nisi përplasja mes bandave për trafikun e drogës”, nënvizoi Lala.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related