Artan Hoxha: Durim Bami “minierë informacioni”, di më shumë se Sky ECC

Data

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se nëse Durim Bami do të bashkëpunonte me drejtësinë, informacionet që mund të zbardheshin do të ishin më të shumta se ato të dala nga përgjimet e Sky ECC. Megjithatë, ai e konsideroi të vështirë që Bami të pranojë statusin e të penduarit, për shkak të rreziqeve dhe familjes së tij.

Sipas Hoxhës, Bami akuzohet për ngjarje të viteve 2019–2021, pasi provat e siguruara nga prokurorët lidhen me këtë periudhë. Ai theksoi se emri i tij është përmendur në disa çështje të rënda dhe se konsiderohet një figurë me informacion të gjerë për zhvillimet kriminale të viteve të fundit.

Gazetari foli edhe për çështjen e sigurisë së tij në burg, duke shpjeguar se zgjedhja e burgut të Fushë-Krujës lidhet me sigurinë personale dhe afërsinë me familjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related