Vazhdon furtuna Balluku: Shkarkohet drejtori i Doganave, emërohet Besmir Beja

Data

Lëvizjet në administratë po thellojnë krizën politike brenda mazhorancës. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, është shkarkuar nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Besmir Beja, deri tani Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.

Ky emërim vjen në një moment të ndezur politikisht, mes hetimeve të SPAK dhe kërkesës për arrest ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas kritikëve, largimi i Gazhelit dhe vendosja e Bejës shihet si një përforcim i kontrollit politik mbi institucionet kyçe të shtetit, në vend të një pastrimi real të administratës.

Gent Gazheli, i cili drejtonte Doganat që prej vitit 2020, ishte një nga drejtuesit më jetëgjatë të këtij institucioni. Ndërkohë, emërimi i Besmir Bejës interpretohet si pjesë e riorganizimit të pushtetit për të mbajtur nën kontroll strukturat financiare në një moment kur drejtësia po troket gjithnjë e më fort në dyert e qeverisë.

Kritikat ndaj kryeministrit Rama janë shtuar, me akuza se në vend të përgjegjësisë dhe transparencës, po shpërndahen poste për besnikëri politike, duke e thelluar edhe më shumë krizën e besimit mes qytetarëve dhe shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related