Shoqërimi i të miturit gjatë protestës së opozitës, AMP nis hetimin

Data

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për shoqërimin në komisariat të një 14-vjeçari gjatë protestës së fundit të opozitës. Praktika i është referuar Prokurorisë së Tiranës për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të policisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se efektivët që kanë kryer shoqërimin do të merren në pyetje, ndërsa do të shqyrtohet edhe dokumentacioni përkatës dhe relacioni i shoqërimit të të miturit.

Ndërkohë, lidhur me akuzat e opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës pritet të vlerësojë mundësinë e nisjes së hetimeve kryesisht.

Hetimet synojnë të sqarojnë nëse janë respektuar procedurat ligjore, veçanërisht ato që lidhen me trajtimin e të miturve gjatë ndërhyrjeve policore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related