AKU mbyll verifikimet pas denoncimeve: Plehu kimik Ure rezulton sipas standardeve, analizat konfirmojnë përmbajtjen e azotit

Data

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë të ditur se produkti plehërues inorganik Ure, i tregtuar në tregun shqiptar, rezulton në përputhje me standardet dhe kërkesat ligjore në fuqi, pas kontrolleve dhe analizave laboratorike të kryera në disa subjekte në të gjithë vendin.

Sipas AKU-së, inspektimet u ndërmorën pas denoncimeve dhe shqetësimeve të ngritura nga fermerë dhe qytetarë lidhur me cilësinë e produktit, për të cilin pretendohej se kishte përmbajtje azoti më të ulët se ajo e deklaruar në etiketë.

Gjatë kontrolleve në subjektet që merren me importin, magazinimin dhe tregtimin me shumicë e pakicë të plehut Ure, u morën gjithsej 15 mostra, të cilat iu nënshtruan analizave laboratorike pranë Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Fushë-Krujë.

Rezultatet e analizave treguan se përqindja e azotit në të gjitha mostrat ishte në përputhje me të dhënat e deklaruara në etiketë. Po ashtu, edhe treguesit fizikë të formës, përmbajtjes dhe ngjyrës rezultuan konform standardeve të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar.

AKU thekson se nga verifikimet në terren ka rezultuar gjithashtu se produkti Ure që tregtohet në Shqipëri është i regjistruar sipas procedurave ligjore dhe nuk janë konstatuar shkelje në lidhje me dokumentacionin apo përmbajtjen e tij.

Institucioni garanton se do të vijojë kontrollet në terren për të mbrojtur interesat e fermerëve dhe sigurinë e produkteve bujqësore, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të dyshuar abuzimi me imputet bujqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related