Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është kthyer në një institucion qokash dhe aferash, ku “gostit” firmat e mëdha dhe të preferuara, pavarësisht se ata ofrojnë më shumë në procedura tenderësh. I tillë është edhe procedura e radhës, që ka analizuar dhe hulumtuar redaksia e “VoxNews”. Sipas dokumenteve, AKSHI i ka dhënë një tjetër tender të majmë Ermal Beqirit, një personazh i bërë publik vite më parë, në procesin Meta-Prifti në Gjykatën e Lartë. Më pas, ai iu fut firmave të teknologjisë së informacionit, ku tashmë zotëron dy prej tyre; Soft & Solution” dhe “Horizon”. Këto dy firmat janë të “preferuarat” e AKSHI-t dhe drejtoreshës së këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj. Me firmë të saj, Beqiri ka marrë dhjetëra miliona euro, teksa ka dyshime se edhe tenderët e hapur së fundmi do të kalojnë në “dorën” e tij.

