Kosovë/ Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike

Data

Mos na ndalni prodhimin”, “Liberalizimi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë”, “Pa transparencë – nuk ka treg të lirë” – këto janë disa nga pankartat në protestën që po mbahet të mërkurën në Prishtinë nga përfaqësues të bizneseve, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për liberalizimin e tregut të energjisë, ka hyrë në fuqi më 1 qershor.

Sipas këtij vendimi, të gjitha kompanitë private dhe publike që kanë mbi 50 të punësuar ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, janë në treg të hapur dhe furnizohen me energji me çmime të parregulluara nga shteti.

Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu.

Megjithatë, vendimi ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësime të shumta nga komuniteti i biznesit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related