Tirana pa kryetar bashkie, PS mbron karrigen e Erion Veliajt, bllokon përpjekjen e opozitës për shkarkim, ja çfarë…

Data

Kryeqyteti vijon të jetë pa një kryetar aktiv, ndërsa Partia Socialiste vijon të mbrojë me fanatizëm Erion Veliajn, pavarësisht se ai ndodhet në burg prej më shumë se tre muajsh. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, këshilltarët e opozitës kërkuan zyrtarisht futjen në rend dite të një pike për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Kërkesa u rrëzua nga mazhoranca socialiste, e cila refuzoi të lejonte diskutimin, duke i dhënë një tjetër mbështetje politike një zyrtari të arrestuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa ndaj tij rëndojnë 12 akuza për katër vepra të rënda penale. Ai ka tentuar të lirohet me garanci pasurore, por Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) refuzoi kërkesën e tij, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Megjithatë, pavarësisht se qytetarët e Tiranës nuk kanë një kryebashkiak funksional, PS po bllokon çdo përpjekje për të zëvendësuar drejtuesin e arrestuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related