Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur këtë të premte në Kukes, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri. Sipas njoftimit zyrtar, nuk ka persona të plagosur nga armët e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku dy shtetas, kushërinj mes tyre, së bashku me tre persona të tjerë, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, ata dyshohet se kanë goditur me shkop bejsbolli një person dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri.
I dëmtuari ka pësuar lëndime si pasojë e goditjeve me shkop dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nga të shtënat nuk ka të lënduar.
Policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin ligjor të rastit.
