Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD-së: Projektvendimi për Avokatin e Popullit mbetet në rend dite pavarësisht tërheqjes së firmave

Data

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr nga rendi i ditës projektvendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke e lënë çështjen për votim në seancë plenare.

PD njoftoi tërheqjen zyrtare të firmave të deputetëve që kishin mbështetur 6 kandidatët në garë, duke akuzuar PS-në se po tenton të imponojë emrin e Endri Shabanit si kreun e ri të institucionit. Sipas opozitës, procesi është kthyer në një farsë politike dhe nuk respekton marrëveshjen që posti t’i takonte opozitës.

Votimi në Kuvend: 77 kundër, kërkesa e opozitës rrëzohet

Pavarësisht kundërshtisë së fortë të demokratëve, socialistët përdorën shumicën në Parlament për të rrëzuar kërkesën e tyre.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shpalli rezultatin e votimit:

“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 kundër dhe 1 abstenim. Me 77 vota kundër, projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mbetet në rend të ditës.”

Kjo lë të hapur rrugën që Kuvendi të vijojë me votimin e kandidatëve, ndonëse opozita pretendon se procesi është i delegjitimuar pas tërheqjes së firmave të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related