“Uria” italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

Data

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese.

“Mos shkoni atje se ju ha arusha”. Kjo është “këshilla” që na japin katër burrat, të cilët takojmë në qendër të fshatit Lekbibaj, në Tropojë. Destinacioni ynë përfundimtar është Vrana e Madhe, aty ku rreth dy vite më parë disa banorë denoncuan prerjen pa kriter të pyjeve në fshatin e tyre. Në masakrën mjedisore të ndodhur me pyjet shqiptare në tri dekadat e fundit, Tropoja është një ndër zonat ku kanë mbetur ende pemë ahu, me vlerë të madhe për ata që merren me përpunimin e drurit.

“Janë i vetmi mjet mbijetese, në një zonë që nuk ofron asnjë mundësi punësimi dhe nga ku shumica kanë emigruar”- nxitojnë të sqarojnë banorët.

Rrugës për në Lekbibaj ndeshim kamionë të ngarkuar plot e përplot me trungje pemësh me diametër të gjerë, drurë që sipas inxhinierëve të pyjeve, janë më të përshtatshmit për përpunim mobiljesh apo produktesh të tjera drusore. Ndërsa në Vranë të Madhe, shtigjet e hapura nga kamionët dhe gjurmët e freskëta ose të vjetra të prerjeve masive, nuk fshihen dot.

Në Vranë të Madhe, shtigjet e hapura nga kamionët dhe gjurmët e freskëta ose të vjetra të prerjeve masive të pemëve, nuk fshihen dot

Thuajse e njëjta situatë është edhe në juglindje të vendit. Në Polis-Guri i Zi-Valamar, pranë Pogradecit, në fshatrat përreth, si Bishnica, sa më lart të ngjitesh, aq më të zhveshura janë malet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related