“Rama dhe Berisha më kanë frikë”, Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Data

Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Rama dhe Berisha ia kanë frikën vetëm atij dhe se është bërë investim i madh që të mos ekzistojë “Koalicioni Euroatlantik” që ka themeluar ai.

Basha shprehet se i vetmi që ua prish lojën Ramës dhe Berishës është koalicioni Euroatlantik.

Ylli Rakipi: Pse del ti dhe i bën këto video me Ramën? I kërkon ndihmë Ramës që të mbetesh? Dole në një dhomë të dielën, Rama dhe Berisha dolën në mitingje të mëdha. Ti pse i bën këto?

Lulzim Basha: Që në 11 maj shqiptarët të mos mbeten në zgjedhjen pa zgjidhje, o Rama o Berisha. Votën hidhe për Koalicionin Euroatlantik dhe shokët bashkë me Ramën do marrin rrugën e 313. Ne mbështesim SPAK-un… Ramën dhe trekendëshin e Bermudës i bashkon frika nga SPAK. Votoni numrin 4, e vetmja rrugë kundër korrupsionit dhe për familjen tuaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related