Rriten shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin, 24% nuk përballojnë dot as mjekimin bazë

Data

Shpenzimet e shqiptarëve  për shëndetin po rriten vit pas viti, si pasojë e plakjes së popullsisë dhe rritjes së barrës së sëmundjeve, por ritmet janë përshpejtuar dukshëm pas pandemisë Covid-19.

Rishikimi i llogarive kombëtare nga INSTAT referoi se në vitin 2023, familjet shqiptare harxhuan për shëndetin mbi 84 miliardë lekë, ose mbi 840 milionë euro. Kjo shifër e gjeneruar nga anketa e buxhetit të familjeve ishte 8% më e lartë se në vitin 2022 dhe 41% më e lartë se në vitin 2019 para pandemisë Covid- 19.

Barra e sëmundjeve kronike është rritur rreth 6% çdo vit pas pandemisë sipas të dhënave zyrtare, duke rritur nevojën për ekzaminime dhe trajnime të përhershme. Të dhëna të tjera tregojnë se pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për blerjen e medikamenteve.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 u importuan mbi 28,1 miliardë lekë produkte farmaceutike (280 milionë euro), teksa fondi i rimbursimit të medikamenteve me 2024 kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh.

Siç shihet, shteti ka kompensuar 120 milionë euro nga 281 milionë euro që kanë harxhuar qytetarët shqiptarë për mjekime. Rreth 160 milionë euro për produkte farmaceutike janë paguar nga të ardhurat vetjake.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related