U vra sot nga fqinji për një vend parkimi/ Halik Koka familjar i afërt i ish-ministrit Lefter Koka

Data

Halik Koka u vra nga fqinji i tij, Ilir Koçilja

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Durrës, ku Halik Koka u vra nga fqinji i tij, Ilir Koçilja pas një sherri për një vend parkimi.

Mësohet se viktima është identifikuar si familjar i afërm i ish-ministrit Lefter Kokës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti, që nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë fqinjin. I plagosur 47-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por u rrëzua në rrugë, pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane.

Ndërkohë viktima është dënuar 2 herë për armëmbajtje pa leje. Në 2008 me 6 muaj burg dhe në 2012 me 5 muaj burg. Në 2021, Koka u arrestua sërish për armëmbajtje pa leje me një person tjetër, por ndaj tij prokuroria e ka pushuar çështjen dhe është dënuar vetëm personi tjetër.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related